2 viktima në moshë të re dhe 3 të plagosur në gjendje kritike, pamje të rënda nga aksidenti i djeshëm në Vlorë! Shoferi ishte i dehur, arrestohet

1 Mars 2021, 17:53

#reportTV #lajmeshqip #lajme Report Tv ka publikuar pamje të rënda nga aksidenti i ndodhur ditën e djeshme në autostradën Fier-Vlorë, si pasojë e të cilit janë shënuar 2 viktima ndërsa 3 të plagosurit e tjerë janë në gjendje të rëndë në spital. Videoja pas aksidentit, ka filmuar trupat e 2 prej personave që ndodheshin në automjet, ku njëri shihet i shtrirë në tokë, kurse tjetri i bllokuar në makinë. Nga ky aksident fatal dje ka vdekur në vend 18 vjeçari Ermir Tare ndërsa në spital ka ndërruar jetë sot në mëngjes 20 vjeçari Fiori Duraj. Të plagosurit Rei Leskaj, Q.Dori dhe Klejdi Dori, ndodhen në spital në gjendje kritike për jetën. Shoferi i arrestuar Andrea Karaj, i cili i ka përplasur, sipas policisë ka qenë duke drejtuar makinën në gjendje të dehur. “•Shtetasin A. K., 40 vjeç, banues në Fier, pasi ditën e djeshme, duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Benz”, ka përplasur një tjetër mjet tip “Benz” me drejtues shtetasin Q. D., 21 vjeç, banues në Fier, i cili udhëtonte me katër pasagjerë. Si pasojë kanë ndërruar jetë në spitalin e Vlorës 2 nga pasagjerët, shtetasit E. T., 18 vjeç dhe F. D., 20 vjeç, ndërsa dy pasagjerët e tjerë, shtetasit K. D., 20 vjeç, R. L., 22 vjeç dhe drejtuesi i mjetit, shtetasi Q. D., ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore”, thotë policia.