2 vjet pas tragjedisë rihapet në Xhenova, Ura Morandi! Conte: Po punojmë për rilindjen e qytetit

15 Gusht 2020, 14:22

Një minutë heshtje u mbajt të premten në Xhenova të Italisë, pikërisht në momentin  kur ura “Morandi” u shemb, 2 vite më parë, duke vrarë 43 persona, mes të cilëve gjendeshin edhe 2 shtetas shqiptarë.  Ura u shemb gjatë një stuhie, duke bërë që shumë automjete të binin në lumë.

I pranishëm në inaugurim ishte Kryeministri i vendit Giussepe Conte tha se ai dhe qeveria e tij po bëjnë të pamundurën për rimëkëmbjen e Xhenovës.

Po punojmë me administratën lokale dhe me të gjithë komunitetin në mënyrë që qyteti të rilindë. Premisat janë në vendin e duhur dhe ne do të vazhdojmë punën. Me planin e ri për rimëkëmbjen kombëtare Xhenovës do t’i kushtojmë vëmendje të veçantë”,.

Në një fjalim tejet të ndjerë arkitekti i urës Renzo Piano theksoi se rindërtimi I kësaj ure nuk ishte një mrekulli por ishte një arritje e punës së madhe, përpjekjeve dhe sakrificave të gjithëve, në veçanti të popullit të Xhenovas.

Ceremonia u mbajt në urën e re që u inaugurua më 3 gusht dhe pse shume nga familjarët munguam aty.

Tragjedia vuri në dukje gjendjen e rëndë në të cilën ndodhen rrugët, urat dhe hekurudhat e vendit. Ura e re është e pajisur me struktura mbrojtëse të cilat ndihmojnë atë në rast erozioni.

I.K./Shqiptarja.com