20 ditë festë në Lezhë/ Me muzikë dhe Birra Tirana, 2000 veta në sheshin “Gjergj Kastrioti”

8 Gusht 2018, 14:44

Me shije shqiptare dhe cilësi gjermane, birra Tirana derdhet si një lumë i madh hareje, kësaj here në Lezhë. Pushues të huaj dhe vendas, si dhe qytetarët lezhjanë nuk kanë dyshime teksa kërkojnë “edhe një tjetër”. Një festë e madhe e nisur në 5 gusht që mbledh çdo mbrëmje më shumë se 2000 veta në sheshin “Gjergj Kastrioti”.

Nuk është një legjendë, por një histori suksesi për pijen më popullore dhe të dashur të shqiptarëve. Birra Tirana po bën rrugëtimin e saj të cilësisë nën ritmet e muzikës më të mirë. Qytetarëve s’u mbetet veçse të argëtohen deri në datë 25 gusht duke kërcyer, dhe të bëjnë gëzuar, natyrisht me birrën e tyre të preferuar.
Kjo është një festë që fillon nga dt 5-25, e cila kulmon në dt. 15 që është dita e shtegëtarëve. Është një eveniment që organizohet nga Birra Tirana në bashkëpunim me Bashkinë e Lezhës. Shërben shumë për të promovuar vlerat e qytetit dhe vlerat gastronomike tradicionale të qytetit.

Administrator i birrës Tirana në veri,  Gëzim Fizi