20 doganierë e zyrtarë të rrugores merren të pandehur, shmangën 100 mln lek taksa gjatë zhdoganimit të mjeteve (Emrat)

19 Shtator 2020, 17:30 | Përditesimi i fundit: 2020-09-19 17:30:48

Një grup i përbërë nga 20 persona, mes të cilëve sekserë, doganierë të Durrësit dhe punonjës të Drejtorisë Rajonale të Shërbimit Rrugor në Tiranë, është marrë i pandehur dhe çuar në gjykatë, për akuzën e “Kontrabandës nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore” dhe “Shpërdorim detyre”. Hetimi i nisur nga prokuroria e Durrësit, është iniciuar pas 33 kallëzime radhazi të kryera nga Drejtoria e Doganave, ku zyrtarët kishin konstatuar se për zhdoganimin e disa automjeteve ishte mbajtur një praktikë e falsifikuar, me qëllim uljen e taksës së zhdoganimit.