20 m nga rruga kryesore, pamjet nga vendi i ngjarjes ku vrasësit e Billës dogjën makinën

12 Qershor 2020, 13:42 | Përditesimi i fundit: 2020-06-12 13:44:46

Report Tv ishte sot në vendin ku autorët e vrasjes së Hekuran Hoxhës dogjën makinën mbrëmjen e djeshme në Pezë të Vogël. Vendi ku është djegur makina është rreth 20 metra nga rruga kryesore. Më pas autorët i ka pritur një tjetër makinë duke u larguar me shpejtësi. Makina tip Benz me portobagazh që u përdor në vrasje dhe u dogj u vodh në Kukës, ndërsa targat i përkasin një mjeti "Renault", vjedhur në Lezhë. Brenda makinës u gjet e djegur edhe arma MP5.