200 burra ngrejnë një shtëpi në krahë në Ohio të SHBA

18 Mars 2019, 12:55

Të lëvizësh shtëpinë me forcën e krahëve. Duket e pamundur, por për njerëzit e komunitetit Amish, në Mount Vernon, në Ohio të SHBA, është mëse e zakonshme. Për shkak se në pronën e Joseph Hochstetler do të kryheshin festimet e një dasme dhe territori duhej të ishte i lirë, 200 burra të komuniteit Amish, lëvizën një hambar duke e rrotulluar 90 gradë dhe e spostuan atë përreth 50m larg.Operacioni për të lëvizur ndërtesën zgjati vetëm 5 minuta. Ai u krye vetëm me forcën e krahëve për shkak se ky komunitet ka vendosur të mos përdorë teknologjinë moderne.

Amish, popull i besimit kristian, kanë ardhur në Amerikë shekuj më parë, në kohën e persekucionit dhe reformave protestante. Ata nuk përdorin kompjuter, nuk shohin televizion dhe jetojnë të qetë pa telefon, pa iPad apo celular. Sot ata janë të vendosur në fusha, buzë rrugëve dhe udhëtojnë me karrocat e tyre të zeza, tërhequr nga kuajt, që prej modernitetit kanë vetëm trekëndëshin e kuq të rrezikut në pjesën e pasme. /Përgatiti Ilir Çuçi