20.000 artikuj për të gjithë familjen nga 10 marka botërore, FASHION GROUP ALBANIA tani edhe online

27 Maj 2020, 16:12

Fashion Group Albania është grupi shqiptar , i shitjes së organizuar me pakicë në profilin e modës, i krijuar në vitin 2005 në të njëjtën kohë me çeljen e të parës qendër tregtare në vend QTU. Lindi si një vizion qe blerësi shqiptar të gjente në këtë qendër çdo gjë që do të gjente edhe jashtë vendit. Kështu u krijua Fashion Group Albania, e cila operon në modelin e biznesit “Franchising” (françajz) , një model biznesi ky që siguron blerësin vendas për zbatimin e të njëjtave politika operimi dhe eksperiencë pune si kudo ku marka është prezente. Në dyqanet e Fashion Group Albania prezantohen të njëjtat produkte dhe ç’ka është më e rëndësishme për konsumatorin, aplikohen politikat e markave për sa i përket çmimeve, promocioneve dhe uljeve , të njëjta me ato që ka vetë markat kanë në mbarë botën. Fashion Group Albania ka në portofolin e saj 10 marka internacionale të suksesshme veshjesh e aksesorësh të cilat janë përzgjedhur me kujdes për të krijuar mundësinë që e gjthë familja të gjejë veten në rrjetin e dyqaneve te saj. Duke filluar që nga lindja, ku nënat shtatzëne e bebet e gjejnë veten ne PRENATAL , dyqanin më të madh në vend për to, për të kaluar tek fëmijët deri në 14 vjeç ku marka franceze OKAIDI, e cila ia plotëson më së miri çdo nevojë për cilësi me stil, për të vazhduar me të rinjtë e prindrit në SPRINGFIELD , MANGO, e CORTEFIEL,vend ku u surprizuam, pasi gjetëm edhe aktorin e mirënjohur Julian Deda, të cilit nuk ngurruam ti bënim një pyetje. Sigurisht, veshjet kanë të domosdoshëm plotësimin me aksesoret përkatëse prandaj PARFUA, CARPISA e XHEOKS janë marka që çdo ditë tregojnë rritje. Ndër markat më të preferuara nga blerësit janë edhe WOMEN SECRET e GOLDENPOINT të cilat targetojnë femrën e plotesojnë nevojat e tyre me delikate. Situata aktuale e bëri kompaninë Fashion Group Albania të jetë përsëri inovatore duke sjellë mundësitë e blerjeve online për blerësit nga e gjithë Shqipëria në platformën shqiptare më të madhe të shitjeve online të markave internacionale www.fashiongroup.al. Në këtë platformë blerësit do të gjejnë mbi 20.000 artikuj të cilat u dërgohen kudo ata janë në të gjithë Shqipërinë. Ata mund të gjedhin të blejnë për veten apo të dërgojnë dhurata pa kosto shtesë. Çfarë e diferencon tjetër, Fashion Group Albania është fokusi edhe motoja që ata kanë në çdo veprim që ndërmarrin . “Njerëzit të parët” , individi, si bashkëpunëtor, klient, punonjës etj. Nisur nga kjo, çdo gjë që ndikon në mirëqenien e tij ata e shohin me prioritet. Prandaj i kushtojnë një vëmendje të veçantë përgjegjësisë sociale, duke ndihmuar e qenë sa më pranë komuniteteve dhe njerëzve në nevojë.