2019 shuan një tjetër yll! Ndahet nga jeta aktorja e njohur te ‘Vajza me kordele të kuqe’

25 Dhjetor 2019, 11:30

TIRANË–Është shuar në moshën 66-vjeçare në Gjermani aktorja e njohur e Teatrit të Kukullave Eva Pëllumbi. Prej 30 vitesh jetonte me familjen në Gjermani, aty ku do t'i bëhet edhe varrimi. Aktorja është e njohur për publikun shqiptar për rolet në disa filma. Eva Pellumbi lindi me 28.03.1953 ne Tirane. Aktiviteti i saj ne skene filloi ne moshe te vogel ne pallatin e pionierve. Me tej vazhdoi per kanto ne Liceun artistik dhe ne Akademine e Arteve.

Në moshen 17 vjecare ishte pjese e skenes se Estrades, ku ne krah te znj. Anita Take debutoi me shume sukses si imitatorja e pare e skenes shqiptare. Me tej ne Teatrin e kukullave u dha fryme roleve te shumte, nder te cilet eshte per t'u permendur roli i pavdekshem i Pinokut, i cili ka mbetur ne mendje te te gjithe femijve te viteve 80-90, mbase edhe e prinderve te tyre.

Njekohesisht ka pasur edhe role ne filmin artistik "Vajzat me kordele te kuqe“, “Enderr per nje karrike” dhe role episodike ne filmin "Kapedani“ dhe "Eja“. Paralelisht punoi per vite me rradhe ne kinostudio dhe u dha zerin e saj qindrave karaktereve te filmit vizatimor, nder to zerin e Çufos, Papagallit ne "dy Gosti“, mamadhisë dhe kecave e shume e shume te tjere, madje disa karaktereve te nje filmi

U largua nga Shqiperia ne vitet '90, ndërsa theksoi se nuk u vlerësua asnjëherë. "Mua në ato vite nuk më kanë vlerësuar, nuk më shënonin emrin në filmat multiplikativë, ku unë bëja zërin e personazheve. Ato vite dhe ai që priste kartonin e kishte emrin në filmat multiplikativ ndërsa unë jo. Kjo më rëndonte shumë. Nuk donin. Ishte një mentalitet i kohës” thoshte Pëllumbi. 

Jetoi ne veri te Gjermanise bashke me partnerin e saj si dhe vajzen & familien e saj, ku mbas veshtiresive te fillimit punoi mbi 24 vite si mesuese ndihmese e skenes. 2019 ka qenë një vit i trishtë për artin shqiptar, pasi ka marrë emra të njohur si; Shpresa Bërdëllima, Valentina Caci, Marika Kallamata dhe Mira Minga Jupi, por edhe parodistin e Vlorës, Muhamet Lika.