2020 e gjen Superligën më me shumë probleme, kampionati rinis me ndeshje të ngjeshura

16 Janar, 14:15

Të martën e 21 janarit do rinisë Superliga shqiptare e cila është ndërprerë që prej datës 23 dhjetor për shkak të pushimeve dhe fazës përgatitore dimërore. FSHF ka bërë të ditur edhe axhendën e katër javëve të ardhshme që do të jenë tepër të ngjeshura, duke patur parasysh që mes tyre do të luhet edhe faza e 1/8 të Kupës së Shqipërisë që është me sistem vajtje ardhje.

Në total për çdo skuadër janë 6 ndeshje të cilat do të luhen për 19 ditë, me një mesatere afërsisht një ndeshje në tre dit.

Mirëpo kampionati elitar në Shqipëri do të rinisë me probleme të shtuara nga 2019, që është folur gjerësisht për pagat e futbollistëve të cilat vonohen nga pothuajse 90 përqind e ekipeve. 2020 e gjen Superligën me një merkato të varfër, pasi ndryshe nga vitet e kaluara goditjet kanë qenë me pikatore. Ndërkohë vetëm pak ditë më parë dy klube si Flamurtari dhe Luftëtari janë informuar nga FIFA për bllokimin e merkatos, si pasojë e detyrimeve të prapambetura.

Edhe pse klubet kanë premtuar zgjidhjen e situatës ende me siguri asgjë nuk dihet. Duke qenë se Flamurtari dhe Luftëtari ndodhen në vendin e fundit dhe të parafundit në renditje kanë qenë edhe skuadrat më aktive në merkato, por në vijim do të mësohet ekzaktësisht nëse FIFA do ti lejojë.

Në fund përsa i përket skuadrave kryesuese 2020 do ti gjejë me shumë pak ndryshime. Kukësi dhe Tirana nuk kanë bërë asnjë afrim, pa përfshirë këtu lojtarët e akdemisë, ndërsa Partizani është përforcuar vetëm me një lojtarë në mbrojtje, Dorian Kërçikun.

Ndeshjet të cilat janë të vlefshme për javën e 19 të Superligës do të luhen ndërmjet Luftëtarit dhe Kukësit, Skënderbeut dhe Partizanit, Vllaznisë dhe Flamurtarit, Teutës dhe Laçit, Tiranës dhe Bylisit.

Kategori të tjera