2060 ditë premtin i mbajtur nga Gaz Demi, por sinjalet dhe statistikat flasin për fitore të Tiranës në derbi

25 Shtator 2019, 17:51

Gamzned Demi: “Po mir kur të iki unë nga Partizani do të fitojë dhe Tirana.”

Kjo deklaratë e presidentit të Partizanit Gamzend Demi është përsitur më 12 maj të 2019, por që prej zotimit për herë të parë më 8 dhjetor të 2014 kanë kaluar plot 2060 ditë. Të dielën do të ketë një tjetër betejë Tirana-Partizani dhe të gjithë do të jenë kurioz për fjalët e presidentit të të kuqve në rast se bardheblutë ia dalin të thyejnë trendin negativ pas 17 ndeshjesh.

Sinjalet te 24 herë kampionët e Shqipërisë në fakt janë pozitive. Pavarësisht humbjes me Kukësin ata ndajnë vendin e parë me këta të fundit, ndërsa nga ana tjetër kanë përballë një Partizanin që po kalon shumë ulje-ngritje. Për të fituar sfida të tilla nevojiten edhe lojtarë me mentalitet fituesi, gjë të cilën Tirana ndoshta e ka bërë me vetëdije në merkaton e verës kur ka afruar disa ish- si Idriz Batha, Augustin Torrasa, por edhe Tefik Osmanin. Ndërkohë Erando Karabeci dhe Edvan Bakaj kanë qenë dy lojtarë të tjerë të cilët kanë luajtur me Partizanin, pa përfshirë edhe trajnerin Ardian Mema që ka patur një eksperincë tek të kuqtë.

Një tjetër detaj që favorizon Tiranën është numri i golave të shënuar deri më tani në kampionat. Bardheblutë kanë realizuar 9 herë në portën e kundërshtarëve, sa trefishi i Partizanit që ka shënuar vetëm 3.

Ndërkohë detaji që është në favor të Partizanit ka të bëjë me vlerat e skuadrave. Sipas portalit të njohur transfermarket Partizani vlen 6.3 mln euro, ndërsa Tirana 4.18 mln euro.