Mbahet sot ceremonia e shënimit të 20 vjetorit të hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë. Kjo ceremoni po mbahet në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë ku marrin pjesë edhe ish-presidenti amerikan Bill Clinton, ish-sekretarja amerikane e shtetit Madeline Albright, ish-komandanti i NATO-s gjenerali Ëesley Clark si dhe të tjera personalitete nga vendi dhe bota.
Në ceremoni marrin pjesë edhe presidenti Ilir Meta dhe kryeministri Edi Rama.
Ndërsa në orën 14:00 do të jetë “Ecja për liri”, për të vazhduar drejt sheshit “Albright”, afër 'American School of Kosova' për të bërë përurimin e bustit të ish-sekretares Albright.
Ndërkaq në orën 15:00, do të bëhet vizitë në Bulevardin ‘Bill Clinton’, afër shtatores së ish-presidentit Clinton.
