21 Janari / 7 kërkesat e Policisë për Prokurorinë - 'Riekspertim predhës së gjetur në trupin e Nikës

21 Janar 2021, 16:21 | Përditesimi: 21 Janar 2021, 16:21

ReportTv ka mësuar eksluzivisht 7 kërkesat e policisë së Tiranës drejtuar prokurorisë për të rihapur dosjen e "21 janarit".

Në dokumentin e lexuar nga Report Tv të cilin drejtori i policisë Rebani Jaupaj e ka përcjellë dje më 20 janar 2021 në prokurori thuhet „Të bëhet rieksperimenti hetimor për caktimin e drejtimit të qitjes për vrasjen e shtetasve Aleks Nika dhe Hekuran Deda si dhe plagosjen e shtetasve Fatos Mahmataj Sokrat Gode, Erald Bisha, Artes Dybeli, lia Qesko dhe llia Papa.

Këto ngjarje i përkasin procedimit penal 285 të pezulluar për mungesë provash dhe që aktualisht ndodhet në arkivin e prokurorisë së Tiranës. Më tej policia kërkon riekspertimi të predhës së gjetur dhe sekuestruar në trupin e viktimës Aleks Nika, kjo duke i kërkuar Institutit të Policisë Shkencore nëse shkenca dhe teknika kriminalistike ekzaminuese ka përparuar pas një dekade.

Kërkesa e tretë është ripyetja e personave që kanë dijeni kryesisht ish efektiv dhe efektiv të Gardës me shërbim në datë 21.01.2011. Pas tyre për policinë vlen të pyeten edhe personat pjesëmarrës në tubim, të afërm të viktimave dhe persona dëshmitar që kanë qenë pranë viktimave nëse kanë mësuar ndonjë të dhënë me interes për hetimin.

Ndalur tek dokumentimi  i 21 Janarit policia kërkon të rikqyren  pamjet filmike të tubimit të datës 21.01.2011 duke u fokusuar konkretisht ne vrasjen e shtetasve Ziver Veizi, Aleks Nika dhe Hekuran Deda si dhe plagosjen e  shtetasve Fatos Mahmutaj, Sokrat Gode, Herald Bisha, Ates Dybeli, lia Qeko dhe llia Papa.

Përgjigja se nga cila armë është qitur predha që i mori jetën të riut nga Lezha Aleks Nika mbetet ndër provat më të vështira. E për këtë policia kërkon që prokuroria ti drejtohet institutit të policisë shkencore.

Me anë të një shkrese zyrtare drejtuar IPSH Tirane nëse ka laborator për ekzaminime kriminalistike ne vendet e BE- se dhe jashtë saj në gjendje të ekzaminoje predhën e nxjerrë nga trupi i Aleks Nikës, i sugjerohet veprimi prokurorisë.

b.ha./Shqiptarja.com