22 vite nga bombardimet e NATO-së ndaj Serbisë, Rama kujton mesazhin Bill Clinton: Datë e pashlyeshme në historinë e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane

24 Mars 2021, 08:33 | Përditesimi i fundit: 2021-03-24 08:34:21

Më 24 mars mbushen 22 vjet nga fillimi i bombardimeve të NATO-s kundër bazave të forcave serbe në luftën e Kosovës.

Pikërisht në këtë ditë, ish-presidenti amerikan Bill Clinton dha lajmin para popullit amerikan se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do t’u bashkoheshin aleatëve të NATO’së për ndërhyrje në Kosovë. Në mesazhine  tij Klinton u tha amerikanëve se ndërhyrja po bëhet për dhjetëra arsye e një ndër to përmendi brutalitetin e forcave serbë kundër shqiptarëve.

Kryeministri Edi Rama e quan këtë fjalim si historik dhe se kjo thirrje e bën datën e sotme një datë të pashlyeshme në historinë e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane

‘Adresimi historik i Presidentit Bill Clinton për bombardimin e regjimit nacional-socialist të Beogradit në mbrojtje të Kosovës së martirizuar, e bën datën e sotme një datë të pashlyeshme në historinë e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane.’- shkruan Rama.

 

Në fjalën e tij, atëkohë, Bill Klinton tha ndër të tjera: “Bashkëkombas të mi: Në këtë moment trupat serbe po lëvizin nga një fshat tek tjetri, po bombardojnë vendbanimet civile dhe po djegin shtëpitë. Ne po shohim njerëz të pafajshëm, të përzënë me forcë nga shtëpitë e tyre, njerëz që me forcë janë vendosur para togave të pushkatimit dhe gjuajtur me plumba. Burrat kosovarë janë ndarë nga familjet e tyre, prindërit dhe fëmijët bashkë, të vënë në rresht, janë gjuajtur me një herë me armë zjarri.

Kjo që po ndodh në Kosovë, nuk ka asgjë të ngjashme me luftën dhe me ligjet tradicionale të luftës; kjo është një luftë e padrejtë e kryer me të gjitha arsenalet ushtarake ndaj njërëzve të pafajshëm që nuk mund të mbrohen dhe kur ata dhe udhëheqësit duan vetëm paqe. Pra, bashkëkombas, të luftojmë që ta mbyllim këtë tragjedi e cila për ne është një kërkesë morale.