22 vjet nga vrasja e Azem Hajdarit/ E bija: Të ndjej përditë se po mundohem të eci me hapat e tua

12 Shtator 2020, 15:07

TIRANË- Përkujtohet sot 22 vjetori i vrasjes së udhëheqësit të protestave anti-komuniste Azem Hajdarit.

Vrasja e bujshme e njeriut që kryesoi lëvizjen studentore të dhjetorit të vitit 1990 ka ngjallur debate vazhdimisht në arenën  politike, e ndërsa ka të arrestuar, cilësohet ende si një krim i pazbardhur. Protestat studentore që Hajdari udhëhoqi sollën rrëzimin e diktaturës dhe i hapën rrugë vendosjes së sistemit pluralist dhe themelimit të Partisë Demokratike.