23-vjeçarja tenton të kalojë kufirin me pasaportë të falsifikuar, arrestohet bashkë më punonjësin e aeroportit

3 Janar 2020, 17:31

TIRANË- Dy persona janë arrestuar në aeroportin e Rinasit,  për dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufijve me dokumente të falsifikuara, ku njëri prej tyre është punonjës i skanerit.

Operacioni nga Policia Kufitare e Rinasit, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, kanë arrestuar personat nëpërmjet operacionit policor “NEË START”.

Vajza Xh. K., 23 vjeçe, banuese në Mat, u arrestua për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave”, e cila tentoi të kalonte kufirin me pasaportë të falsfikuar.

Gjithashtu u arrestua edhe Roland Keçi 43 vjeç, punonjës i sigurisë te kontrolli i pasagjerëve me skaner, i cili ka qenë i proceduar më parë nga Policia Kufitare, pasi është kapur në zonën sterile me 2700 euro dhe telefon celular.

Arrestimi i tij u bë për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit” dhe “Falsifikim i letërnjoftimeve, pasaportave ose i vizave”.

Vajza XH. K. 23 vjeç ka tentuar të udhëtojë në drejtim të Italisë me dokumentacion të rregullt, por pas dyshimeve të punonjësve të Policisë Kufitare mbi qëllimin e udhëtimit dhe arsyet e dhëna, është kaluar në vijën e dytë për kontroll të imtësishëm, ku i është gjetur një kartë italiane e falsifikuar.

43- vjeçari në bashkëpunim me persona të tjerë, pasi kishin siguruar paraprakisht dokumente të falsifikuara italiane me gjeneralitete italiane, kanë tentuar ta kalojnë nëpërmjet aeroportit të Rinasit tranzit drejt aeroportit të Romës, Milano, me destinacion final në Mbretërinë e Bashkuar, shtetasen Xh. K..