24 mijë doza të AstraZeneca në Kosovë, Albin Kurti merr i pari vaksinën! Kosova e nis nesër vaksinimin anti-COVID

29 Mars 2021, 18:32

KOSOVË- Procesi i vaksinimit kundër koronavirusit do të nis ditën e nesërme në Kosovë, pas mbërritjes së 24 mijë dozave të para të AstraZeneca.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia së bashku me Këshillin e Kryetarëve të Komunave ka zhvilluar një takim virtual lidhur me koordinimin dhe fillimin e procesit të vaksinimit.