25 mijë vakte për 9 ditë, kuzhinjerët e huaj gatuajnë për të prekurit nga tërmeti

19 Dhjetor 2019, 21:06

World Central Kitchen, një organizatë jo-fitimprurëse cila është e  përkushtuar për të siguruar ushqim në rastet e fatkeqësive natyrore në botë, pas tërmetit 6.4 ballw që preku vendin tonë orët e para të mëngjesit të 26 nëntorit, zbarkoi në Shqipëri për të gatuar ushqim për prekurit nga tërmeti.

Shefi Tim Kilcoyne, prej 12 ditesh ndodhet në vendin tonë. Ai tregon se si nisi puna vullnetare në vendet më prekura nga tërmeti, menjëherë pasi mësuan se çkishte ndodhur. “Ne nisëm të punojmë me shef Bledarin që është këtu në Shqipëri, pamë punën që ai kishte nisur në Thumanë, menjëherë pas tërmetit. Puna e tij ishte e ngjashme me atë që ne bëjmë dhe kështu që ne kontaktuam me të dhe erdhëm për të ndihmuar sepse ishin shumë njerëz të prekur nga kjo tragjedi, ne na janë raportuar 400 fshatra të prekur. Ne erdhëm dhe për të treguar se si ne punojmë dhe organizohemi në mënyrë që nëse dicka ndodhë në të ardhmen, do të dinë si të nisin menjëherë nga puna dhe më pas ne mund të vijmë të ndihmojmë”- u shpreh Tim Kilcoyne.

Report Tv ndoqi nga afër punën e vullnetarëve në Pezë, aty ku është ngritur dhe një prej qendrave të gatimit të ushqimit, për të siguruar ushqim për fëmijët gjatë orarit të shkollës por dhe për familjet e tyre. Nxënësit e shkollës “16 shtatori”, te cilët janë transferuar përkohësisht në një godinë tjetër, ishin ndalesa e radhës.

Pasi përfunduan mësimin, vullnetarë të huaj dhe vendas, i shpërndanë fëmijëve ushqime për ti marrë me vete. “Këtu në Shqipëri meqë ishin 400 fshatra të prekur dhe të përhapur në vende të ndryshme, na u desh të bëheshim kreativ. Ne kemi disa shoferë që shkojnë në zona te ndryshme dhe shpërndajnë ushqim për familjet e prekura. Është e rëndësishme që të gatuajmë ushqime tradicionale, sepse njerëzit kanë nevojë për familjaritet në këto momente që ti ngushëllojë. Në këto moment ata janë të shqetësuar, kanë humbur shtëpitë e tyre kanë nevojë për ngushëllim”-tha Kilcoyne. Prej 9 ditësh janë gatuar 25 mijë vakte ushqimore për familjet e prekura nga tërmeti.