25 ndëshkimet për thyerjen e rregullave në epidemi: Nga gjobat, bllokimi i makinave e patentës

17 Prill 2020, 13:06

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar dhe konfirmuar sot të gjitha aktet normative të qeverisë, me tërësinë e masave, kufizimeve, ndalimeve dhe ndëshkimeve, për menaxhimin e epidemisë covid-19. Akti kryesor normativ është ai i datës 15 mars 2020, i cili parashikon masat kryesore ndëshkuese për individët dhe bizneset që shkelin rregullat, vendimet, urdhrat dhe udhëzimet e
nxjerra nga organet kompetente, gjatë gjithë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga COVID-19. Në vijim, në varësi të zhvillimeve të parashikuara, qeveria ka miratuar ndryshime dhe shtesa në këtë akt normativ, përmes disa akteve tjera, deri në datën 25 mars 2020. Me votim e sotëm, Kuvendi legjitimon të gjitha masat ndëshkuese të policisë gjatë epidemisë si dhe masat që do të ndërmerren deri në fund kësaj situate të jashtëzakonshme. Shqiptarja.com sjell edhe një herë në vëmendje të gjitha kufizimet dhe ndëshkimet përkatëse.