25 pallate të paqëndrueshëm në Shijak? Kryetari i Bashkisë: Do të vendosin inxhinierët e huaj

13 Dhjetor 2019, 12:49

Kryetari i Bashkisë së Shijakut, Elton Arbana, në një prononcim për gazetarin e Report TV, Merin Maçi ka theksuar se çdo dëmtim që është bërë me 26 nëntor nga tërmeti do të riparohet, e ndërsa atje ku nuk është e mundur, do të ndërtohet nga e para.

Për qytetarin e parë të Shijakut, shumica e banorëve që banesat e tyre u janë shpallur të pabanueshme janë strehuar, ndërsa thotë se janë 25 pallate të paqëndrueshëm.

Po pritet që rreth orës 18:00, inxhinierët e huaj të vendosin se cili do të jetë fati i tyre, nëse ata do të riparohen apo do të merret vendimi për t’i shembur.

“Nga rënia e tërmeti bashkia e Shijakut mori të gjitha masat, gjithashtu dhe 12 grupi verifikimi për dëmet. Kemi hyrë në një fazë tjetër. Faza e evidentimit. Në bashkinë e Shijakut, kemi 1800 inspektim.  Kemi 25 pallate të klasifikuar të paqëndrueshëm.

Bashkia e Shijakut, ka ngritur dy grup strehime. Shumica e banorëve janë strehuar tek të afërmit te tyre. Qeveria ka garantuar edhe fondin e qirasë. Grupet janë në terren. Jemi në gjendje të mirë për sa i përket strehimit.

Deri në këto momente, nuk kemi ende një faturë financiare për tërmetin e 26 nëntorit.
Çdo dëmtimi i parë nga tërmetit, ose do të riparohet ose do të ndërtohet nga fillimi.

Banorët që jetojnë tek pallatet me kryqin e kuq, janë të strehuar. Të gjithë banorët, që kanë banesat tek pallatet me kryq të kuq, janë strehuar.”-tha Arbana.