Kur duhen më pak se 85 ditë nga zgjedhjet e 25 prillit, palët politike po shpalosin programet por edhe objektivat. Në Partinë Socialiste janë pa ekuivokë sa i përket fitores të vetëm. Deputeti Damian Gjiknuri thotë se minimalisht në të gjithë vendin, sipas llogarive të tij, PS nuk bie nën 72 mandate ndërkohë që sipas tij e arritshme është edhe shifra 74-75.
Sa i përket Vlorës ku Gjiknuri është drejtues politik i qarkut ai thotë se 8 mandatet e zgjedhjeve të kaluara janë të sigurta, ndërkohë që synimi është marrja e 9 deputetëve.
"Nga pikëpamje e objektivave elektorale tashmë PS është e qartë. Në Vlorë synojmë të marrim 9 mandate, 8 që kemi pasur as nuk diskutohet. Ne kemi bërë një punë shumë të mirë në atë qark. Kjo është shumë e mundshme pasi shikojmë që kundërshtarët përveç organizimit me probleme nuk kanë më cctë ofrojnë në Vlorë apo qarqe të tjera. Nga ana tjetër kemi një shthurje të LSI-së e cila në përgjithësi ka funksionuar si parti klienteliste. Është një parti e cila përgjithësisht mbijeton kur ka pushtet, e ka shumë të vështirë ndryshe duke qenë se ka një mungesë ideologjia. Do të ketë një rënie të LSI. Në Vlorë do të jetë në një pozitë shumë të vështirë apo një pjesë e funksionarëve të tyre po shkon në PS, por ka edhe nga ata që shkojnë të PD.
Pra strategjia e PS është që të shkojë në 25 prill me një rezultat të sigurt fitues që për mendimin tim di të shkojë nga 73 deri në 75 mandate. Sipas llogarive të mia elektorale PS nuk zbret asnjëherë nën 72 mandate dhe një rastin optimal do të jetë 74-75 mandate, pra një përsëritje e rezultatit të ", tha Gjiknuri.
