25 prilli/Braimllari: Synojmë 4 mandate në Korçë! Të larguarit nga LSI të kapur nga Rama

19 Shkurt 2021, 19:17 | Përditesimi i fundit: 2021-02-19 19:24:57

Teksa na ndajnë më pak se 70 ditë nga zgjedhjet parlamentare në 25 prill, LSI po i jep dorën e fundit organizimit të listave të kandidatëve në qarqet e vendit. Drejtuesi politik i kësaj force politike në qarkun e Korçës, Endrit Braimllari thotë se LSI synon të marrë 4 mandate në qark.

Në një intervistë për Report Tv, Braimllari deklaroi se lista e kandidatëve për deputetë në këtë zonë, ka një përbërje të madhe nga përfaqësues kryesisht nga Korça, Pogradeci, Kolonja dhe se janë personazhe që janë gjatë gjithë kohës në shërbim të njerëzve.