250 mijë euro dhe 16 mln lekë cash në shtëpi e zyrë/ Arrestohet Edvin Prifti! Denoncimi si i drejtonte mjeku pacientët drejt privatit: Thuaji do të operohesh me mua

13 Shkurt 2021, 18:05 | Përditesimi: 13 Shkurt 2021, 18:05

Me kërkesë të SPAK kardiologu Edvin Prifti u arrestua në sallën e gjykatës së posaçme. Ndaj tij u shtua akuza e pastrimit të parave ndërsa iu gjetën një shumë prej 380 mijë euro cash në banesë dhe në zyrë. Prifti doli rastësisht nga një përgjim që SPAK kishte për korrupsion në gjykatën e Krujës, ku prangosi gjyqtaren Enkelejda Hoxha dhe bashkëpuëntorët e saj.

r.k./Shqiptarja.com