2.6 ton kanabis në Malin e Zi/ 2 lushnjarët e arrestuar zbulojnë emra të tjerë të përfshirë, mbahen në vëzhgim

6 Nëntor 2020, 14:53

Detaje të reja zbulohen lidhur me hetimet e ndjekura për sekuestrimin e 2.6 tonë kanabis në kamionin me fruta perime që janë kapur në Podgoricë të Malit të Zi pasi kishte kaluar përmes Shqipërisë.

Burime zyrtare nga grupi hetimor konfirmojnë se dy personat e arrestuar në Lushnjë, Përparim Shurdhi dhe Arlind Tabaku kanë treguar detaje të rëndësishme në lidhje me persona të tjerë të cilët janë përfshirë në trafikun e drogës.