27 ton mish pule të ardhura shkarkohen për kontroll në Durrës, kompania: Rrezikon të prishet, verifikimet në kushte të papërshtatshme

23 Shkurt 2021, 18:47

Rreth 27 ton mish pule e sjellë nga Argjentina ditën e sotme rrezikon të prishet, kjo për shkak të orëve të gjata që inspektorëve doganorë në tërminalin e përpunimit të kontenierëve në Portin e Durrësit u duhen për të bërë verifikimet.

Përfaqësuesi i kompanisë që ka sjellë mishin, Julian Merhoni, ankohet, duke thënë se verifikimet nga inspektorët doganorë janë bërë në kushte të papërshtatshme, pasi në momentin që hapet kontenieri për kontrollin e mishit duhet temperaturë në të paktën minus 18 gradë. Ndërsa kontrollet në port sipas përfaqësuesit të kompanisë kanë ndodhur në temperatura plus 20 gradë, dhe kontenieri sipas tij ka qëndruar rreth 3 ose 4 orë i hapur.