289 gjoba për parakalime të gabuara, 187 për celular në timon/ Bilanci i policisë

28 Gusht 2020, 21:57

TIRANË- Policia rrugore ka pezulluar 34 patenta dhe ka vendosur 289 gjoba për parakalime të gabuara dhe manovra të rrezikshme gjatë kontrolleve në akset rrugore ditën e sotme.

Në bilancin ditor të Policisë rrugore, bëhet me dije se janë vendosur gjobë për mosvendosje të rripit të sigurimit, përdorimit të celularit në timon, por edhe për parkime të gabuara.