29 vite nga rrëzimi i bustit të diktatorit, Malltezi-Biberaj: Nuk është zgjidhje ikja. Qytetarët të bashkohen me thirrjen e 2 marsit

22 Shkurt 2020, 11:06

Me rastin e 29 vjetorit të rrezimit të bustit të diktatorit Enver Hoxha më 20 shkurt të vitit 1991, gazetarja e emisionit "Pa protokoll", Anduela Ndreu ka zhvlluar disa intervista në aktivitetin e organizuar nga Partia Demokratike.

Pjesë të intervistës janë politikanë të PD-së apo pjesëtarë të lëvizjes studentore të asaj kohe.

"Jemi 29 vite pas rrëzimit të bustit të diktatorit dhe sërisht kemi thirrje pothuajse të ngjashme, kemi diktator për të rrëzuar kësaj rradhe?", është pyetja që i ka drejtuar koordinatorit të Departamentit të Mjedisit në Partinë Demokratike, Jamarbër Mallezit.