2-vjeçari diagnostikohet me sëmundjen e rrallë pasi u dëmtua gjatë lindjes. Prindërit akuza mjekëve në Durrës për pakujdesi

27 Shkurt 2020, 22:28 | Përditesimi i fundit: 2020-02-27 22:56:01

Doriani 2-vjeçar ka lindur me një patologji të rrallë të njohur si Sindroma Ëest, e njohur si epilepsi me prapambetje mendore, dhe paralizë. Doriani që kur lindi e deri më sot, spitalin ka shtëpinë e tij të dytë, ndërsa krizat e vazhdueshme bëjnë që fëmija të jetë në të shumtën e kohës me lot në sy. Për gjendjen e tij familjarët akuzojnë mjekët në Maternitetin e Durrësit se nga pakujdesia e dëmtuan fëmijën gjatë lindjes dhe pikërisht ku dëmtimi shkaktoi një infeksioni duke i dëmtuar kokën. Prindërit thanë se më pas e çuan në Tiranë te Koço Gliozheni dhe aty fëmija ndryshoi 100 %. Arjan dhe Dorela Luka shprehen  në studion e 'Pa Gjurmë' se doktori në Tiranë u kishte thënë se nëse fëmija nuk qan brenda 21 ditëve nuk jeton. Fëmija qau po nuk reagonte për 3 muaj të tjerë. Më pas u zbulua se vuante nga sindroma Ëest si pasojë e infeksionit të marrë pas dëmtimit në lindje. Ata theksojnë se gjatë shtatzënisë doktori në Durrës u kishte siguruar se fëmija ishte e shëndetshme, ndërsa shtojnë se kjo sindromë nuk është gjenetike.