3, 2, 1...Ndizen dritat e Pemës së Vitit të Ri te Pazari i Ri

25 Nëntor 2019, 21:09

TIRANË- Pas Pazarit të Ri, festat kanë mbërritur edhe te Kalaja e Tiranës. E kthyer në një nga ikonat më të bukura dhe të vizituara të Tiranës, në Kalanë e Tiranës janë ndezur sot dritat e festave të fundvitit. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ndezi në mënyrë simbolike dritat e Pemës së Krishtlindjeve dhe uroi të pranishmëve gëzuar festat, ndërsa theksoi se është e rëndësishme që atmosfera e festave të ndjehet në gjithë qytetit. Ndaj dhe bëri të ditur se Bashkia e Tiranës do të ndezi dritat edhe në sheshe e rrugë kryesore të Tiranës.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës kërkoi nga të gjithë fëmijëve dhe prindërve të tyre që këtë muaj festash ta kthejnë dhe në një muaj solidariteti për të qenë pranë me ata që nuk kanë mundësi. “Festat janë edhe një mundësi për të ndihmuar njerëzit që kanë nevojë. Përshembull, nëse kemi një bluzë më shumë, ose një lodër më shumë, sidomos në ato familjet që kanë më shumë nevojë”, - tha ai.