3 ditë nga afati, ambasadorja e SHBA-së 60' kokë më kokë me Ruçin për 'Zgjedhoren'

28 Maj 2020, 13:04

TIRANE-Ambasadorja e SHBA-së Yuri Kim vijon takimet intensive për të mbyllur në kohë Reformën Zgjedhore. Pas takimeve me kryeministrin Edi Rama dhe kreun e PD-së Lulzim Basha, mesditën e sotme ka shkuar në Kryesinë e Kuvendit ku bisedoi për rreth 60 minuta me kryetarin e Kuvendit Gramoz Ruçi.

Report Tv mëson se përveç Ruçit, Kim takoi edhe kryetarin e Komisionit të Ligjeve Ulsi Manja. Dy ditë më parë në takimin me kreun e PD-së, Kim kërkoi që reforma zgjedhore të mbyllet brenda afatit që politika shqiptare vendosi vetë, 31 maj.

    No videos found.