TIRANË- 3 minuta e 37 sekonda...pamje përshkruajnë më së miri gjithë situatën e krijuar që nga 26 nëntorit në orën 03:54 minuta (kur u shënua lëkundja shkatërrimtare) dhe deri më tani, kur kanë kaluar plot 8 ditë. Të gjitha ndjenjat, që kemi përjetuar gjatë këtyre ditëve, frikë, panik, por së fundmi shpresë dhe mirënjohje për ata që na kanë qëndruar pranë në këto momente të vështira.
Kjo video ka mbërritur në inbox-in e kryeministri Edi Rama, i cili e ka shpërndarë më pas në profilin e tij në rrjetet sociale së bashku me një mesazh falenderuar.
Ti Nuk Do Jesh Kurrë Vetëm. Me një falenderim për dërguesit e panjohur të këtij mesazhi, duke postuar videon e tyre prekëse, i përqafoj dhe u them me plot gojën: Ju dua. Përshëndetje z. Edi Rama! Duke u ndikuar nga tragjedia që ka prekur gjithë Shqiptarinë këto ditë, ne, si një grup të rinjsh që përpiqemi të bëjmë pak art, vendosëm të bënim një video sensibilizuese rreth kësaj teme. Është një video e bërë me shumë dashuri dhe ndjeshmëri dhe po shpresojmë që ta konsideronit për ta shikuar deri në fund, dhe pse jo ta shpërndanit në rrjetin tuaj social. Faleminderit", shkruan Rama.