3 mijë policë në rrugë për maskat! Efektivët do qarkullojnë në lagje, kush kapet pa mjet identifikues, përfundon në komisariat

14 Tetor 2020, 16:11

Rreth 3 mijë efektivë të policisë do të jenë në terren nga dita e enjte për zbatimin e aktit normativ që e ktheu të detyrueshme mbajtjen e maskës në çdo ambient tjetër përveçse në banesë. Report Tv mëson se dita e parë e zbatimit të këtij akti, do të karakterizohet nga këshillime të efektivëve, dhe vendosjen jo në masë të gjobave, që varion nga 3 mijë lekë dhe 5 mijë lekë për shkelësit përsëritës. Efektivët e policisë rrugore do të jenë të përqendruar në kontrollin e automjeteve, ku qytetarët që janë të vetëm në makinë nuk janë të detyruar ta mbajnë maskën, në ndryshim kur kemi të bëjmë me më shumë se 2 persona. Për qytetarët që janë në rrugë,nuk do të ketë pika specifike kontrolli, por efektivët e policisë do të jenë të shpërndarë edhe nëpër lagje për të siguruar zbatimin në masë të mbajtjes së maskës.