3 muaj nga tërmeti, banorët në Korçë në qiell të hapur: Flemë në çadër, po vjen dimri

7 Shtator 2019, 18:19 | Përditesimi: 7 Shtator 2019, 18:19

Ju premtuan se shtëpitë e tyre do të ndërtohen e riparohen para vjeshtës, por ende sot pas 3 muajsh nga rënia e tërmetit në fshatin Qafzezë të Korçës, nuk ka filluar asnjë ndërtim. Banorët rrëfejnë së strehimi tek çadrat, kasollet apo kontenierët është i papërballueshem, sidomos gjatë stinës së vjeshtës dhe dimrit. Ata bëjnë thirrje që të merren sa më shpejt masa për shkak se kushtet në të cilat ata ndodhen  janë shumë të vështira.

"Ne jemi të dëmtuar shumë nga ky termet. Presim të vihet dorë. Po na vjen dimri ku do rrinë njerëzit, ku do të flenë. Ne e kemi plakën në shtëpi. Është e sëmurë me tension e zemër. Ku do ta çojmë ne. Komshija vdiq. njerëzit qëndruan përjashta.  Prandaj të vihet dorë sa më shpejt. Ne nuk kemi mundësi. Asnjë banesë nuk ka filluar të rindërtohet".

r.k./Shqiptarja.com