3 orë në prokurori/ Dvorani ironizon Metën: Nuk merrem me filma me metrazh të shkurtër

11 Dhjetor 2019, 13:43 | Përditesimi i fundit: 2019-12-11 15:41:06

Kreu i Këshillit të Emërimeve në Drejtësisë Ardian Dvorani ka deklaruar pas përfundimit të dëshmisë përpara organit të akuzës lidhur me padinë e kreut të shtetit Ilir Meta.

"Nuk ka asgjë të veçantë për të deklaruar. Prokurori më ka dërguar thirrjen dhe unë përmbusha detyrimin për t'u paraqitur. Përpara prokrurorëve kam dëshmuar faktet dhe rrethanat ashtu si kanë ndodhur që prokurori mund t'i verifikojë. Shpjegimi është i gjatë dhe nuk mund të jem gjithë kohës në media. Nuk ka rëndësi çfarë mendoj unë dhe presidenti. Për këtë situatë prokuroria bën hetime dhe në përputhje me ligjin do vlerësohet ashtu si duhet.

Tani unë nuk mund të flas me detaje. Hetimi nuk bëhet në media por në këtë godinë dhe unë aty kam bërë shpjegim të detajuar të të gjithë fakteve. Institucionet dhe funksionarët nuk duhet t'i shtrojnë problematika me produkte artistike dhe me filma me metrazh të shkurtër apo të gjatë, por në rrugë institucionale.

Nëse kjo ndodh, ligji është i qartë se nëse anëtari është në ndjekje penale, ai pezullohet nga funksioni. Prokurorët janë duke kryer verifikimet. nuk kam mundësi të bllokoj hetimin. Kam dhënë shpjegim dhe janë prokurorët ata që do e vlerësojnë dhe ata duhet të mbrojnë ato prova shkresore që i quajnë të nevojshme. Nuk jam këtu të deklaroj këshilla, rekomandime. Kjo është e pakuptimtë në një shtet të së drejtës.

    No videos found.