'3 persona të shpallur 'non grata' nga SHBA', Kim nga Elbasani: Disa kandidatë mund të skualifikohen

10 Mars 2021, 20:10

Ambasadorja e SHBA Yuri Kim ka bërë një deklaratë të fortë nga Elbasani ku ka thënë se nuk është çudi që disa kandidatë që garojnë për deputetë më 25 prill të skualifikohen nga gara. Kjo për shkak se disa nga partitë politike sipas saj i kanë marrë në konsideratë thirrjet e SHBA për kandidadë të pastër, por disa të tjera jo. Për verifikimin e duhur të kandidatëve, ambasadorja theksoi, se kjo tashmë është detyrë e KQZ dhe prokurorëve.

"Më lejoni të them se çështja e listave sikurse e kemi thënë  këndvështrim i SHBA është shumë i qartë dhe jo diplomatik, mendoje që paritë e kanë marrë këtë gjë në konsideratë, edhe pse jo të gjitha por pjesa më e madhe e tyre. Tashmë është me KQZ dhe është detyrë e tyre dhe prokurorëve që të bëjnë vetingun e kandidatëve. Nuk do të jem e habitur nëse disa prej kandidatëve e mund të s'kualifikoheshin. Po këtu qëndron fuqia përfundimtare, qëndron te votuesit. Ne fakt një përmirësim nga e shkuara është se votuesit do të kenë mundësi të votojnë jo vetëm për paritë por dhe për kandidatët e tyre", tha ajo.

Teksa ka shtuar se pritshmëritë e SHBA për kandidatët kanë qenë të qarta, Kim thekson se drejtuesit politikë duhet të marrin përgjegjësi për listat që kanë krijuar. Në këtë deklaratë Kim bëri dhe një apel për votuesit për të cilët tha se duhet të bazohen edhe te dyshimet e SHBA lidhur me kandidatët për deputetë që do ti përfaqësojnë.

 “Kjo është një javë e rëndësishme sikurse e dini sepse të hënën partritë kanë dorëzuar listën me kandidatë. Në të shkuarën mendoj se gara në Elbasan ka qenë e rëndësishme. Prandaj mendoja se ishte koha e mirë të vija vetë këtu për tu takuar me drejtuesit dhe të flisja vetë me njerëzit. Amerika ka qenë e qartë me pritshmëritë tona për kandidatët e pastër.  Është thelbësore që drejtuesit politikë marrin përgjegjësi që të sigurojnë që listat e tyre të jenë në përputhje me ligjin duke marrë në konsideratë të gjitha përcaktimet e bëra nga Shtetet e  Bashkuara.

E di që disa persona mund të thonë është e përcaktuar në bazë të ligjit të SHBA por nuk është i dënuar dhe në fakt njerëzit me logjikë të thjeshtë do ta kuptonin se është një evidencë që mungojnë faktet por për shkak të boshllëqeve në ligjin shqiptar. Kjo nuk ka lidhje nëse SHBA pëlqen apo jo dikë. Kjo ka të bëjë me faktin se Sekretari i Shtetit ka përcaktuar që ky person përbën kërcënim për SHBA ka ardhur koha që votuesit shqiptar të mendojnë se përbëjnë rrezik edhe për shtetin shqiptar", tha Kim e cila la të kuptohet se do të vijojë turin e vizitave në të gjithë vendin.