3 projektet strategjike, Hoti: Pikë doganore në Durrës, HEC në Shqipëri dhe linjë hekurudhore

3 Korrik 2020, 12:31 | Përditesimi i fundit: 2020-07-03 12:34:46

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti në konferencën e përbashkët me kryeministrin shqiptar, Edi Rama përmendi tre projekte madhore, që sipas tij këto projekte tani duhet të gjejnë zbatim.

1-Porti i Durrësit ku unë kam punuar me ish ministrin e Financave që ta kemi një pikë doganore ku mallrat të huajnë në Kosove.

2-Në fushën e energjisë duhet të kujdesemi që ta zgjidhim afat gjatë këtë, duke konsideruar ndërtimin e një HEC në territorin e Shqipërisë për të furnizuar me energji Kosovë.

3-Lidhja e dy kryeqyteteve tona me hekurudhë. Është një projekt i hershëm, por ka ardhur koha të zbatohet. Në vjeshtë të këtij viti mund të gjenden fondet konkrete për të realizuar këtë projekt.

    No videos found.