30 mijë lekë për futbollistët, Shakohoxha në Report Tv: E mjaftueshme! Jo një kombëtare Shqipëri-Kosovë, deklarata populiste abuzive

11 Maj 2020, 19:27

Dritan Shakohoxha, gazetar sportiv, në një lidhje skype në Report Tv me gazetarin Besard Jacaj ka diskutuar situatën që po kalon sporti shqiptar në këtë periudhë pandemie.  Duke komentuar  mbi pagesën shtesë që FSHF ka bërë për të gjithë futbollistët prej 30 mijë lekë , Shakohoxha e ka cilësuar të mjaftueshme pasi të gjithë marrin rrogat nga klubet, ku 92 % e tyre janë nën administrim nga bashkitë.