30 monologje nga Shekspiri në teatër, Demaj: Tani më pranë spektatorëve, në çdo cep të Shqipërisë!

16 Qershor 2020, 15:53

Veprat e njohura të Shekspirit, do të rikthehen para publikut në këtë periudhë pandemie përmes në rrjetet sociale të Teatrit të Metropolit. Nëndrejtoresha artistike Armela Demaj në rrëfen se nga veprat, “Romeo e Zhuljeta”, “Rikardi III” tek Jul Çezari, “Hamleti”, “Makbeth” , “Mbreti Lir” dhe “Otello” janë shkëputur rreth 30 monologë, që do të shoqërojnë shqiptarët kudogjenden në këtë kohë të vështirë.