30 nga 115 të arrestuarit për baste sportive para gjykatës/ Lirohen 9 persona, 16 në burg, 5 të tjerë në 'arrest shtëpie'

23 Shkurt 2020, 18:14 | Përditesimi i fundit: 2020-02-23 19:50:21

TIRANË- 30 nga 115 të arrestuar në kuadër të operacionit  "Fati i Lojërave" kanë dalë para gjykatës, ku togat e zeza kanë lënë të lirë, nën masën 'detyrim paraqitje' 9 persona, 16 janë lënë në burg, 5 të tjerë në 'arrest shtëpie' dhe 3 janë në kërkim. Kështu janë lënë në burg Erjon Muja; Axhildo Kashari; Igli Oboni; Taulant Preçi; Erjon Kreka; Igli Spaholli; Dritan Dema; Mario Ylli; Ilirjan Mustafa; Ali Çaushi; Klajdi Kuqe; Kostandin Delilaj; Enes Saliaj; Elvis Brahimi; Melazim Hykaj; Romir Hamitaj. Ndërsa janë lënë në arres shtëpie Redinel Hamolli; Endrit Osmanaj; Samuel Buziu; Klajdi Toska; Andi Ura dhe në detyrim paraqitje Isuf Tato; Denis Hysko; Krejstjano Jaiçar; Arjan Tasellari; Drini Gora; Ledion Aliçka; Klevis Dedja; Edrian Myftari; Julian Kasaj.

Prokuroria e Tiranës ka nisur për 33 të arrestuarit, që u përballën sot me togat e zeza, hetim pasuror dhe ka ngrirë çdo llogari bankare, karta krediti e debiti të tyre. Kjo masë sekuestro preventive e prokurorisë do të zgjasë deri në përfundim të hetimeve ndaj tyre. Gjatë operacionit në Tiranë u arrestuan edhe Gramoz Murtaj, njëri nga pronarët e kompanisë së basteve “ecco bet” në Shqipëri,  i cili rezulton se është i dënuar në Itali për drogë dhe zotëron tre kompani me licencë në vendin fqinj për lojërat e fatit, si dhe Elvis Mulaj, i cili është vëllai i Natasha Mulajt, kryetares së Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, shkalla e dytë e vettingut.  Murtaj dhe Mulaj nuk janë sot mes 30 personave që pritet të marrin masën e siguresë nga Gjykata e Tiranës.