30 punonjës të fushës sportive Shkodër 5 muaj pa rroga, Ademi-Sindikata: Fajin e ka prefekti dhe kriza! Millja: Do e miratojmë

12 Shtator 2019, 16:34

SHKODER-30 punonjës të fushës sportive “Reshit Rusi” në Shkodër prej 5 muajsh nuk kanë marrë pagat. Në mars këshilli bashkiak vendosi që të kalonte 200 mln lekë për pagat dhe shpenzime të tjera, por vendimi u kthye nga prefekti me argumentin se një shumë e tillë nuk mund të kalohet para zgjedhjeve. Në mbledhjen e fundit për këtë mandat në 11 Qershor nuk u mor asnjë vendim për shkak se në këshillin bashkiak nuk u plotësua kuorumi duke pritur të zgjedhurit e rinj të 30 Qershorit.

Kjo ka bërë që punonjësit të mbeten pa paga prej 5 muajsh. Shqetësimi është ngritur nga Kryetari i Bashkimit të sindikatave në Prefekturën e Shkodrës, Albert Tukaj. Ai  i bën thirrje kryetares në detyrë të Bashkisë Voltana Ademi që të ulet në bisedime me prefektin Cesk Millja për zgjidhjen e këtij problem mjaft shqetësues për punonjësit.