Kryeministri Edi Rama e ka nisur fjalën në Asamblenë Kombëtare me zgjedhjet e 30 Qershorit dhe bojkotin e opozitës, që tentoi edhe të bllokonte procesin, por u frenua pas paralajmërimit të fortë nga SHBA dhe BE-ja.
"Do ta nis nga 30 Qershori si fundi i një akti të rrallës në historinë e politikës së përçarjes. Një akti i frymëzuar dhe i organizuar për të marrë peng Shqipërinë në kuptimin më të plotë të fjalës duke marrë peng zgjedhjet dhe përmes zgjedhjeve reformën në drejtësi.
Prandaj edhe ato zgjedhje u kthyen në një kulm përplasjeje që herë pas here në të gjitha vitet partia Demokratike është shfaqur mes anti shtetit dhe shtetit. Këtë herë me një dimension më shumë, të përpjekjes për të mbrojtur pa ndëshkueshmërinë në raport me një Shqipëri të drejtë. Në 30 Qershor fitoi shteti, qytetaria dhe shteti, humbi rrëmuja dhe balta.
30 Qershori dukej sikur nuk do të vinte kurrë, iku paqësisht, por plaga është ende e hapur dhe më e hapur se asnjëherë, sfida jonë. Sepse që të jemi të qartë, 30 Qershorin e fituan qytetarët edhe për ne. Ndërsa gjithë ajo që vjen pas duhet ta fitojmë ne për qytetarët.
Dua të përsëris që Shqipëria u shfaq në brishtëisnë e saj, u kërcënua dhe lëkund dhe nëse nuk u rrëzua erdhi edhe falë qëndrimit të SHBA dhe BE-së në krah të shqiptarëve, në mbrojtje të parimeve më themelore të demokracisë. Në mbështetje të lirisë së zgjedhjeve dhe të drejtës së cdo qytetari për të zgjedhur. Ma ha mendja se asnjëherë kur të flitet për këtë moment kompleks nuk do të harrohet roli i aleatëve për të cilin nuk do të jetë kurrë mjaft falenderimi" tha Rama.