30 sekondat e tmerrit, pamjet e shkundjes së lokalit të boshatisur (Videoja që nuk e keni parë)

28 Nëntor 2019, 02:13

Report Tv sjell dy video të tjera nga dy lokale në Tiranë që tregojnë kohëzgjatjen e tërmetit para dy ditësh që tronditi vendin duke shkaktuar mbi 30 viktima në Thumanë dhe në Durrës, pasi u shembën disa pallate dhe objekte.

Në pamje duket ngrohësja e lokalit dhe tenda që tunden nga lëkundja e fortë e tërmetit 6.4 ballë. Lëkundja nga tërmeti zgjati nga 25-30 sekonda. Fatmirësisht në Tiranë nuk pati viktima, por vetëm dëme materiale.