TIRANE - Shënohet viktima e parë në mesin e të prekurve me koronavirus nga vatra më e rrezikshme e përhapjes së COVID në fasorinerinë e këtij qyteti. 52-vjeçari, i cili vuante nga disa sëmundje bashkëshoqëruese, ndërroi jetë në Spitalin Infektiv pas 8 ditëve në reanimacion i intubuar, duke shënuar viktimën e 30 në Shqipëri. 14 raste të reja me COVID janë identifikuar gjatë 267 testimeve të kryera në 24 orët e fundit, duke e çuar në 750 numrin e të prekurve nga 7758 teste në total.Kruja vijon të jetë zonë e nxehtë, pasi këtë të martë është zbuluar një vatër e re në një tjetër fasoneri që ishte hapur dhe punonte me staf të reduktuar, ku është prekur një punonjës. Ndërsa katër të infektuar janë kontakte të punonjësve nga 5 fasoneritë e tjera që kanë raste me COVID. Kryeqyteti shënoi 7 raste të reja. “Bulevardi i Ri, 'Fresku' dhe 'Astiri' janë tre vatrat e nxehta në Tiranë, ndërsa në të gjithë vendin janë mbi 100 vatra aktive. Pyetjes së Report Tv se pas 19 raste tek 313-a, a ka të prekur në burgun 302 në Tirana, drejtoresha e ISHP-së, iu përgjigj: "Dy të burgosur kanë qenë në paraburgim dhe janë transferuar", tha Albana Fico 9 janë të shëruarit në 24 orë, duke e çuar në 431 numrin e të shëruarve në total, sërish një shifër më e lartë se e të infektuarve aktivë, që janë 289. Gjithashtu një lajm i mirë vjen për fëmijët dhe për gratë shtatzëna të prekura me COVID.