"30 vite na kanë gënjyer"- Qytetari në Lezhë e falënderon për rrugën, Rama: Detyrën bëmë

30 Mars 2021, 17:29 | Përditesimi: 30 Mars 2021, 17:29

I pranishëm në Lezhë, Kryeministri Edi Rama inauguroi edhe rrugën e Lalmit të Ri.

Ramau shoqërua nga kreu i Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu, ndërsa tha se rruga  e re e ndërtuar, do nxjerrë nga izolimi këtë lagje të Lezhës, duke i bërë pjesët e qytetit të komunikojnë me njëra-tjetrën si dhe do të lehtësojë edhe trafikun.

Ndërkohë, një qytetar iu afrua kryeministrit duke e falënderuar dhe duke i shprehur mirënjohjen për ndërtimin e rrugës, ndërsa Rama iu përgjigj se ka bërë vetëm detyrën

r.k./Shqiptarja.com