30 vite nga eksodi i 25 mijë shqiptarëve drejt Italisë, Rama në Bari me ministrin e Jashtëm italian e Guvernatorin e Puglias!

5 Mars 2021, 17:59 | Përditesimi: 5 Mars 2021, 18:13

Me rastin e 30-vjetorit të eksodit shqiptar të 6 marsit 1991 Kryeministri Rama po zhvillon një vizitë 2-ditore në Itali.

Rama është pritur pasditen e sotme në Bari nga ministri i Jashtëm të Italisë Di Maio dhe Guvernatori i rajonit të Puglias, Michele Emiliano.

Në fjalën e tij ministri italian i Jashtëm Luigi Di Maio u shpreh se ato pamje të marsit 1990 do të mbeten përgjithmonë të gdhendura në kujtesën kolektive të të gjithë Italianëve. 

Mësohet se ditën e nesërme, në orën 8.45, në Palazzo di Citta, kryetari i Bashkisë së Barit Antonio Decaro do të presë Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë Edi Rama.

Në takim do të jenë edhe  prefekti i Bari Antonella Bellomo, guvernatori i rajonit Michele Emiliano dhe presidentja e këshillit rajonal të Pulias, Loredana Capone.

b.ha./Shqiptarja.com