30 vite nga eksodi i shqiptarëve në Itali, Rama merr çmimin ‘Rrënjët e Puglias’! Di Maio: BE të mos e quajë veten të bashkuar nëse Shqipëria është jashtë

6 Mars 2021, 15:58

ITALI- Për Italinë, Bashkimi Europian është i paplotë nëse pjesë e saj nuk është Shqipëria, apo vendet e Ballkanit Perëndimor. Një deklaratë e tillë, iu tha në sy kryeministrit Edi Rama nga ministri i Jashtëm italian Luigi Di Maio, gjatë pritjes që kishin organizuar në Këshillin Rajonal të Puglias për 30 vjetorin e eksodit të shqiptarëve drejt Italisë. Di Maio, theksoi se Europa “duhet të fillojë me vrull zgjerimin e saj” e ndërsa vuri në pah marrëdhënien e mirë mes dy vendeve.

Nga ana tjetër, kryeministri Rama e ka quajtur Italinë fqinje “si engjëllin mbrojtës” të Shqipërisë, sipas së cilit nëse ajo nuk do të kishte qenë pranë saj, atëherë vendi ynë nuk do të ishte ky që është sot. Rama ka vlerësuar ndihmën e Italisë, veçanërisht gjatë tërmetit dhe pandemisë. Në fjalën e tij, Rama tha se Shqipëria nuk është më ajo e para 30 viteve dhe Italia për shqiptarët nuk është më një realitet i parë nga larg në Mediaset apo Rai,  e sot ato nuk janë më dyshuarit e parë në rastin e një krimi.