30 vite nga masakra e 2 prillit/ Basha: Kjo ditë i jep kuptim të veçantë lëvizjes tonë sot! Meta: 4 të rinjtë u vranë pabesisht, Shqipëria vuan ende fenomenin e partisë-shtet

2 Prill 2021, 15:20

Si sot 30 vite më parë, më 2 prill 1991, një ngjarje shumë e rëndë tronditi jo vetëm qytetin e Shkodrës por të gjithë vendit. Kjo ditë njihet si masakra e fundit e komunizmit në Shqipëri pasi pas një proteste kundër regjimit u ekzekutuan 4 persona të pafajshëm.