30 vite nga rivendosja e marrëdhënieve Shqipëri-SHBA, 'rikthehet' Donald Lu! Flet serish për gjuetinë për “peshqit e mëdhenj”

21 Mars 2021, 13:38

30-vite nda rivendosja e marrëdhënieve diplomatike midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë ambasada amerikane në Tiranë vijon të sjellë mesazhe të dërguara nga ish-Ambasadorët e Shteteve të Bashkuara për popullin shqiptar.

Sot ka qenë radha e Donald Lu, diplomatit që tani shërben në Kirgistan, por që punoi në Shqipëri për më shumë se 3 vite e gjysmë. Në mesazhin e tij Lu, e ka vënë theksin në atë që ishte puna kryesore e tij në Shqipëri vënja në jetë e Reformën në Drejtësi.  Gjithashtu, Donald Lu e ka cilësuar si moment të rëndësishëm shërbimin si kryediplomat në Shqipëri, ndërsa ka risjellë edhe njëherë gjuetinë për peshqit e mëdhenj.