30 vjet nga Bashkimi i Gjermanisë, ambasadori Zingraf thirrje politikës: 25 prilli të shënojë zgjedhje të lira, jetike për të ardhmen e vendit! Ecni para me zbatimin e reformave

3 Tetor 2020, 09:44

Ambasadori gjerman, Peter Zingraf i ka bërë thirrje politikës që të vijojë me ecjen para dhe zbatimin e reformave kyçe për vendin në mënyrë që të ecet para me procesin e integrimit, pasi  vetëm kështu sipas diplomatit gjerman njerëzit do të mund të rifitojnë besimin e nevojshëm në politikë dhe drejtësi. Zingraf tha se koha deri në zgjedhjet e 25 prillit është e shkurtër dhe politika ka ende shumë punë për të bërë, ndërsa theksoi se zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë me rëndësi për të ardhmen e vendit.