30 vjet nga rënia e Murit të Berlinit - Gjermania feston

9 Nëntor 2019, 14:53

Sot Gjermania feston 30 vjetorin e rënies së Murit të Berlinit, një ngjarje që është bërë simboli i rënies së komunizmit të Europë.

Në fund të Luftës së Dytë Botërore, Gjermania u nda në katër zona ushtarake, franceze, britanike, amerikane dhe sovjetike, po ashtu edhe qyteti i Berlinit. Nga viti 1945 deri në vitin 1961, rreth tre milion njerëz shkuan nga Gjermania Lindore dhe Berlini Lindor në perëndim. Muri u ndërtua për të ndalur largimin e gjermano-lindorëve, duke u bërë kështu simboli i mungesës së lirisë së tyre.

Pak pas mesnatës së 13 gushtit 1961, qeveria u dha urdhër më shumë se 40 mijë ushtarëve dhe policëve gjermano-lindorë të bllokonin me tela me gjemba gjithë kufirin, duke lënë vetën 13 pika kalimi për në Berlinin Perëndimor. 10 mijë kilometra tela u shtrinë në perimetrin prej 155 kilometrash të Berlinit Perëndimor. Muri u përfocua herë pas here dhe deri në vitin 1989 ai numëronte 45 mijë blloqe betoni, 259 qen kufiri dhe 302 kulla vëzhgimi.

Në qershor të vitit 1963, Presidenti i Shteteve të Bashkuara, John F. Kennedy vizitoi Berlinin Perëndimor, ku mbajti një fjalim të fuqishëm kundër ngritjes së Murit.

“Në botën e lirisë, prononcimi më me krenari ishte "Jam berlinez".

Ky fjalim konsiderohet një nga momentet më të shënuara të Luftës së Ftohtë.