300 ton perime të Myzeqesë drejt eksportit, Shkëlqim Hajdari: Mbështetja e bujqësisë do vijojë

9 Prill 2020, 08:56 | Përditesimi i fundit: 2020-04-09 08:57:14

300 ton perime të fermerëve të Myzeqesë do të nisen drejt Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut sipas marrëveshjes të bërë ndërmjet autoriteteve te këtyre vendeve nga takimi i djeshme në doganën e Morinës.

Për këtë qellim kryeinspektori i Përgjithshëm Shkëlqim Hajdari ka zhvilluar gjatë ditës së sotme një takim me pikat e grumbullimit të prodhimeve bujqësore që operojnë në Lushnje, Berat dhe Fier. Hajdari ndër të tjera është shprehur se do të vijojë mbështetja në sektorin e bujqësisë.

Ky takim është në vazhdimësi të takimit në Morinë, nesër në mëngjes rreth 300 ton perime do të kalojnë përmes pikës kufitare të Morinës. Fermerët do të marrin atë që meritojnë për prodhimin e tyre, të cilat nuk do të lejohen që të shkojnë dëm. Por dhe fermerët duhet të të tregojnë kujdes për cilësinë e prodhimeve bujqësore", tha Shkëlqim Hajdari

Pikat e grumbullimit kanë mbështetur këtë nisme, si një mënyrë për të rritur fuqinë blerëse në treg sidomos në situatën e krijuar nga koronavirusi.

"Situata nga epidemia kemi pasur shumë vështirësi, ne do të jemi gati dhe do të punojmë me të drejtë, kjo është një iniciativë shumë e mirë nga qeveria që dhe prodhimet mos të ngelin stok", tha Nedrete Arapi

"Iniciativë shumë e mirë dhe një solidaritet me Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut që të ndihmojmë dhe fermerët shqiptarë në çdo kohë por edhe çmim", tha Ejup Ahmeti

Ndërkohë gjatë këtij takimi u bë me dije se nuk do të tolerohet asnjë abuzim në cilësinë e produkteve nga ana e fermerëve.